Tiranë, trafikonin klandestinë në këmbim të parave, 2 në pranga
TIRANË- Policia e Tiranës arrestoi dy persona pasi dyshohet se janë pjesë e një rrjeti trafikimi klandestinësh.
Pas një operacioni të bluve të kryeqytetit kanë rënë në pranga sekretari i Federatës së Ping Pongut Arben Sorra dhe biznesmeni Çlirim Sukaj nga Shkodra.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona të tjera, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi.
Personat e dyshuar mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët duke i premtuar se do i mundësonin ikjen në Kanada.
Të arrestuarit i paraqesnin klandestinët para autoriteteve kufitare si sportistë, ndërsa në këmbim u merrnin një sasi të konsiderueshme të hollash.
Grupi hetimor ka nisur punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.
(e.m/BalkanWeb)