E Diel, 1 Nëntor 2026

Bukuroshja Juela Mecani, foto "te nxehta" ne plazhin e Vlores

Ndonese plazhet e fqinjeve tane, si Greqia, Italia apo dhe me tej Kroacia, Turqia e Spanja ofrojne shume me teper, ajo nuk tundohet lehte qe te shkoje tek to.

Edhe kete vit, e ka ndare mendjen se bregdeti i jugut eshte me i miri per te dhe keshtu beri. Prej ditesh gjendet ne Vlore dhe shijon ujin e paster te detit Jon dhe here reren e mrekullueshme, pse jo kurative, dhe here guret shkembore qe ndonese jane te bezdisshem per te ecur lirisht, te shkaktojne nje kenaqesi te vecante ne shijimin e ambientit.

Bukuroshja Juela Mecani qe te gjithe e mbajme mend prej vitesh si Miss Fotozhenia e Shqiperise, aktualisht keshilltare e ministrit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, shfaqet ne keto foto, plot hir dhe shume "cokollate" ne trup.

Juela frekuenton plazhet matane Ujit te Ftohte dhe sic e shikoni, edhe pse 18 vjet pasi fitoi konkursin e Bukurise shqiptare, eshte ne nje forme te shkelqyer fizike.

Nen shoqerine e te motres qe nuk i ndahet asnjehere dhe te plot shoqerie qe i gjendet shpesh prane, Juela po ben edhe pushime animaliste.

Ne fotot ju mund te shihni se si ajo perkedhel qenin e saj te preferuar. Thote se e ka shume xhan dhe nuk e le vetem as per pushime.

Dhe duket se keto pushime po zgjasin ca per Juelen qe me kete ngjyre bronzature qe ka marre, me siguri qe nuk i eshte ndare Diellit nga mengjesi ne darke.

Ish-zedhenesja per disa vite e Kryeministrit Sali Berisha, nje nder emrat kryesore te zgjedhur ne Keshillin Kombetar te Partise Demokratike, mesa duket po shijon pushimet e ketij gushtin te nxehte, per te ardhur me energji te reja ne shtator...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›