E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret e diaspores kremtojne festen e Bajramit



Brooklyn New York - Atmosfera e festes se Bajramit te Madh ne Shtetet Bashkuara nga shqiptaret e besimit Islam eshte ndjere kudo dje gjate gjithe dites. Me mijera besimtare shqiptare myslimane me femijet e tyre, ne disa shtete, ketu ne SHBA, qe ne oret e para te mengjesit ne te gjitha qendrat me te banuara nga shqiptaret, mbasi kane agjeruar 30 ditet e Ramazanit, jane mbledhur per te falur Bajramin ne xhamite e tyre.

Ne mengjes heret, ne xhamine e pare dhe me te vjeter te emigranteve shqiptare, ne New York, Xhamine e Bruklinit - Qendren Islame Shqiptare Brooklyn, ne qender te qytetit, me shume se 500 besimtare myslimane moren pjese ne faljen e Bajramit.

Besimtaret kremtuan kete dite te shenjte te Fiter Bajramin me lutjet dhe urimet e perzemerta vellazerore per te gjithe, shqiptaret. Me deshiren dhe bindjen se do te thellohet dashuria ndaj njeri tjetrit dhe ndaj atdheut, Qe te gjithe besimtaret dhe udheheqesit e tyre fetare, u luten se bashku qe kjo feste te rrise edhe me shume ndjenjat e meshires, mirekuptimit, solidaritetit, paqes, tolerances, besimit ne forcat e njerezve me urimin dhe deshiren qe paqja dhe meshira e Zotit te jene kudo.

Duke celur ceremonine sipas zakonit ne fillim u mbajt nje ligjerate e gjate nga Imam Osman Zaka, i Xhamise se Bruklinit deri sa filloi falja e Fiter Bajramit ne oren 8:00 te mengjesit. Ndersa, Hytben e mbajti ndihmesi i tij - Imam Roland Cinari dhe ngaqe pjesemarrja ka qene mjaft e madhe, festa me e madhe Islame Fiter Bajrami, u fale dy here.

Ne mesazhin drejtuar besimtareve, si gjate ligjerates, mbas leximit te librit te shenjte te Kuranit, por edhe gjate predikimit te dy imamet bene thirrje per kultivimin e bashkejeteses fetare, mirekuptim kudo, thirrje per paqe dhe dashuri mes njerezve. Dhe kerkuan nga besimtaret me shume besim e devotshmeri, drejt permbushjes se shpreses prej adhurimit dhe respektit ndaj Allahut, misheruesit fuqiplote, thane imamet.

Ne ditet e Fiter Bajramit, u bene vizita prinderve, miqve, dashamireve, shokeve dhe fqinjeve. Ne keto dite besimtaret myslimane shqiptare sipas zakoneve Islame vazhdojne me vizita familjare tek me te vjetrit, te semuret dhe te vobektit, me shprese se nga keto vizita ata do te fitojne me shume sevape. Nje e mire e kesaj feste eshte qe besimtaret sipas mundesive ndihmojne te varfrit dhe jetimet. Pas namazit te Fiter Bajramit besimtaret myslimane shqiptare ne shenje dashurie dhe respekti per ata qe nuk jane me midis nesh bejne vizita ne varrezat.

Festimet

Ramazani ne bote mbyllet mes sulmeve dhe lutjeve

Te shumta kane qene sulmet ne bote diten e fundit te Ramazanit, muajit te sakrifices se cdo myslimani. Kjo dite u festuar nga miliona besimtare ne mbare boten, nderkohe qe shperthimet ne Libi kane vijuar ne qender te Tripolit, ku kane shkaktuar te pakten dy te vdekur dhe shume te plagosur. Ne Afganistan shpertheu nje eksploziv prane nje varri ne varrezat e Lashkargah, kryeqyteti i provinces afgane te Helmand, ku mbeten te vdekur dy persona dhe 7 te plagosur. Ne Sudan nje avion i delegacionit zyrtar, qe transportonte nje minister dhe 30 pasagjere shpertheu te dielen, ndersa fluturonte drejt Kordofan per te festuar mbylljen e Muajit te Ramazanit. Edhe ne Siri gjate dites se sotme kane vijuar luftimet mes ushtrise dhe rebeleve dhe kane vdekur shtate persona. Ne Daghestan, ne kaukazin rus, dy persona kane hapur zjarr duke lene te plagosur tete persona. Ministri i Brendshem i vendit ne nje komunikate per shtyp ka informuar per kete ngjarje te rende. "Numri i te plagosurve gjate te shtenave me arme zjarri ne nje xhami ne Khasavyurt ka arritur ne tete", u shpreh ai. Gjithashtu mediat e huaja informojne se dy personat qe hapen zjarr kur myslimanet festonin mbylljen e muajit te Ramazanit, ende nuk jane identifikuar.

Kosove: Te dominoje uniteti, urtesia dhe vendosmeria

Me rastin e faljes se Festes se Fiter Bajramit, myftiu i Kosoves, Naim Ternava, u eshte drejtuar me nje mesazh te gjithe besimtareve myslimane, duke thene se te gjithe ata jane vellezer, prandaj mes te tyre duhet te mbreteroj uniteti, urtesia dhe vendosmeria.

Manifestimi qendror kushtuar festes se Fiter - Bajramit u mbajt ne xhamine "Sulltan Mehmet Fatih" (Xhamia e madhe) ne Prishtine. "Permes agjerimit te ketij muaji te bekuar, besimtaret manifestuan respektuan ndjenjen e respektit ndaj Allahut Gjyleshanehu. Sot ne kete dite feste dite madherimi e nderimi mbi 1 miliard myslimane ne kater anet e botes ngrene zerin e tyre larte duke thene Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber. Tekbireve te tyre u bashkohen edhe engjejt dhe tere gjithesia. Ata edhe me kete rast konfirmojne se Krijuesi i tyre eshte nje dhe se te gjithe besimtaret jane vellezer ne mes te cileve duhet te dominoj uniteti, urtesia dhe vendosmeria. Allahu ne Kuranin e madherishem na meson. Kapuni qe te gjithe per litarin ne fene e Allahut e mos u percani", ka thene Ternava. "Besimtaret myslimane edhe pse po ndahen sot nga muaji i Ramazanit te bekuar, kjo nuk do te thote se po lirohen edhe nga detyrimet e metejshme te fese islame", kujtoi ai. Duke shtuar se ne ditet qe vijne assesi nuk guxohet te lihen lutjet, te cilat edhe pas muajit te Ramazanit duhet te vazhdoj gjate tere vitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›