E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi i turistëve, rritet paraja në qarkullim

Sezoni i pushimeve dhe mbër ritja në vend e shumë tur istëve apo emigrantëve nga jashtë, ka bërë që në vend të ketë një ofertë më të madhe të parasë në qarkullim. Një fakt të tillë e referojnë shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave, ky tregues ka pësuar një rritje të tij gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti, krahasuar me muajt e mëparshëm. Respektivisht, ai ka figuruar në nivelin prej 195.732 milionë lekësh për të parin, dhe 196.98 të tilla për të dytin. Shifra këto, të cilat në fakt rezultojnë të përafërta me ato të parave në qarkullim, por gjithsesi më të ulëta gjatë të njëjtëve muaj të vitit të kaluar, përkatësisht 197.892 dhe 198.694 milionë lekë. Gjithçka flet për një ndikim të shtimit të transaksioneve monetare, që kryejnë në këtë sezon të ardhurit nga jashtë vendit, dukuri kjo e cila shfaqet në fakt edhe gjatë festave të fundvitit, kur oferta e parasë në qarkullim, duket se shtohet sërish. Kështu, referuar gjithmonë të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në muajin dhjetor 2011, ky tregues ka qenë në kuotimin më të lartë të tij, 202.907 milionë lekë, dhe sërish i lartë, me 202.387 të tilla në dhjetorin pararendës, atë të vitit 2010. Nga ana e tyre, ekspertët e bankës qendrore, e cilësojnë si pozitiv këtë nivel paraje në qarkullim, i cili sipas tyre është ende nën kontroll nga autoritetet përkatëse, pa i kapërcyer kufijtë e lejuar, edhe pse me luhatjet normale sezonale, siç është ajo e këtyre dy muajve të verës, që përmendëm më lart. Dëshmi kjo, e aftësive të mjaftueshme për likuiditet dhe mosbllokim i parasë, edhe pse po flitet për ndikime të mundshme negative të krizës rajonale. Duke e cilësuar atë si një bazë monetare të konsiderueshme dhe të dobishme, për të kryer operacione të ndryshme në funksion të likuiditetit, edhe pse jashtë kanaleve bankare, ajo tregon se nuk është luhatur prej tyre. Nuk duhet harruar ndërkaq, se baza monetare si e tillë, nuk duhet të rritet më shpejt sesa niveli i rritjes nominale të ekonomisë, pasi prodhon inflacion. Në terma konkretë, do të thotë se individët do të kenë më shumë para në duar për të shpenzuar, pra fuqi më e lartë blerëse. "Rritja vjetore e agregatit M3 (paraja në qarkullim), rezultoi 8.7% në muajin maj, duke ruajtur nivelet mesatare, të muajve të mëparshëm të këtij viti. Por, në krahasim me vitin e kaluar, ritmet e rritjes së ofertës së parasë janë ngadalësuar, në reflektim të kërkesës më të ulët të agjentëve ekonomikë për para", - citohet në raportin më të fundit të Bankës së Shqipërisë, rreth treguesit në fjalë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›