E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KMSH pret Berishen: Kemi nje kryeminister qe e njeh besimin me zemer



Autoritetet me te larta ne vend shprehen urime dhe zhvilluan dje vizita ne seline e Komunitetit Mysliman te Shqiperise, per te percjelle urimet e festes se Fiter Bajramit. Ne mesazhin e tij te urimit kryeministri Sali Berisha, shprehu nderimin me te thelle per ata qe e agjeruan kete muaj, duke e cilesuar kete akt si deshmi te virtytit te sakrifices mbi te cilen ndertohen te gjitha miresite dhe arritjet e njeriut. "Keto 20 vjet rikthimi rilindja dhe konsolidimi i besimeve fetare eshte zhvillimi me i rendesishem per qytetaret e ketij vendi", tha z. Berisha. Ne kete dite feste kryeministri i premtoi kryetarit Muca edhe dhenien e hapesires per ndertimin e kompleksit te ri te universitetit Hena e Plote - Beder. Nga ana e tij Muca e falenderoi kryeministrin per mbeshtetjen dhe gatishmerine e treguar ndaj plotesimit te nevojave te myslimaneve shqiptare. "Keni bere shume, - u shpreh z. Muca, - ne te gjitha drejtimet kemi gjetur perkrahje te gjere nga ju, nga nje kryeminister qe e njeh me zemer besimin."

Vizitat ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise kane vazhduar deri ne oren 13: 00 ku perfaqesues te politikes, trupit diplomatik, perfaqesues te besimeve te tjera fetare, miq dhe besimtare percollen mesazhe urimi me rastin e kesaj feste te rendesishme per myslimanet shqiptare dhe te mbare botes.

***

Partia Socialiste ka uruar gjithe qytetaret shqiptare me rastin e festes se Fiter Bajramit. Sekretari Organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi, pasi vizitoi seline e KMSH, dha dhe mesazhin e urimit ne emer te PS dhe te kryetarit te saj, Edi Rama. "Te gjithe se bashku te kemi mundesine qe ne familjet tona te ndjehemi me mire, te ndjehemi me te begate dhe me solidar me njeri tjetrin. I uroj te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen, ne te gjithe krahinat e Shqiperise, ne te gjithe trevat e saj, kudo gjithe kombit shqiptar, fat, mbaresi dhe begati ne kete dite te madhe", - tha deputeti Klosi. Ai shoqerohej dhe nga dy perfaqesuesit te tjere te PS, Lindita Nikolla anetare e Kryesise se PS njekohesisht edhe kryetare e njesise minibashkiake nr. 1 ne Tirane, si dhe nga kryetari i njesise minibashkiake nr. 6 ne Tirane, Krenar Cenollari.

***

Kryetari i Bashkise se Tiranes z Lulzim Basha po ashtu uroi besimtaret myslimane per Festen e Fiter Bajramit. Z. Basha vleresoi sakrificen e atyre qe kane agjeruar, si nje gjest nga i cili te gjithe mund te mesojme. "Koha kerkon sakrifice dhe solidaritet nga secili prej nesh, per me te vegjlit, me te moshuarit, per ata qe kane me shume nevoje", - tha Basha duke vazhduar: "Mesazhi i Fiter Bajramit eshte inkurajues dhe na mbush te gjitheve me shprese per te nesermen qe do te jete me e bukur dhe me e begate per Tiranen dhe qytetaret e saj".

***

Nderkohe, kryeparlamentarja e Shqiperise, Jozefina Topalli, ne viziten e saj ka uruar z. Muca dhe te gjithe besimtaret myslimane per kete dite feste. "Kater javet qe kaluan ishin koha ku secili sakrifikoi dhe ky eshte nje mesazh per te gjithe qytetaret shqiptare qe te mendojne cdo dite per ata qe jane te varfer, te semure, te margjinalizuar. Ky eshte nje obligim per te gjithe qytetaret shqiptare per t'i sherbyer vendit dhe njeri-tjetrit", - tha Topalli.

Kurse Presidenti i Republikes, Bujar Nishani permes nje mesazhi vleresoi se ishte "kenaqesi e madhe, sigurisht edhe nder, qe urimin e pare si President i Republikes t'jua drejtoj te gjithe besimtareve myslimane dhe bashkekombesve te mi: Gezuar Festen e Fiter Bajramit!". Nishani tha se Bajrami i Madh vjen pas muajit te madherueshem te Ramazanit, muajit te agjerimit, te sakrifices, te paqes dhe dashurise per njeri- tjetrin dhe shtoi: "Ky eshte nje rast per te festuar, kur myslimanet bashkohen per te reflektuar vlerat e rendesishme te familjes, bamiresise dhe komunitetit". Me tej ai vuri ne dukje se "besimi eshte nje nga cilesite me te cmuara qe ka njeriu dhe qe e ka cuar njerezimin perpara" dhe beri thirrje qe "ta ruajme kete besim ne breza dhe ta permiresojme ne raport me njeri-tjetrin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›