E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja, vdes në aksident 63-vjeçari

SHKODËR Një aksident automobilistik ka shkaktuar vdekjen e një 63-vjeçari në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14.55 të së mërkurës në rrugën pranë drejtorisë së policisë së qarkut. Një autoveturë Volsvagen tip Golf është përplasur me një tjetër autoveturë tip Benz dhe për pasojë Golfi ka kryer një rrotullim gjatë të cilit ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga viktima. Mësohet se 63-vjeçari Shaqir Alija ka qenë duke lëvizur në krahun e djathtë në drejtim të ish-fermentimit, ku përballë drejtorisë rajonale të shërbimit të transportit rrugor është goditur nga njëri prej mjeteve të përfshirë në përplasje mes tyre. Goditja ka qenë fatale për drejtuesin e motoçikletës, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që ka goditur motoçikletën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›