Bulevardi, Basha: 2 projekte vlerësim të barabartë

Basha, dje gjate prezantimit te projekteve
TIRANE- Dy projekte me pike te barabarta nga gara nderkombetare per zgjatimin e Bulevardit.
Diten e percaktuar si diten e shpalljes se fituesit nga konkursi nderkombetar, kreu i bashkise se Tiranes, Lulezim Basha ka deklaruar se juria ka vleresuar me pike te barabarta dy projekte, ate te Studio DAR Group Turqi & Mbretëri e Bashkuar dhe Studio Grimshaw Architects Mbretëri e Bashkuar.
Projektet ne fjale, sipas Bashes do te kene nje tjeter gare, pasi per disa dite me radhe do te jene ne prezantim para qytetareve dhe gjithe te interesuarve.
Basha ka theksuar se secili nga projektet mund te ishte fitues dhe ka falenderuar pjesemarresit ne kete gare shume dinjitoze. Ai ka theksuar se nuk ka qenë vendim i lehtë e per kete secila prej studiove duhet të marrë përgëzimet më të sinqerta dhe mirënjohjen me të thellë për përkushtimin e treguar.
“Ky projekt është teper i madh, fillimi i tij urgjent, interesat e brezave tepër të larta për tu ekzekutuar vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish, rrugët tona do të kryqëzohen me detajimin e këtij projekti që do ta shndërrojnë Tiranën tonë në kryeqytet të denjë- theksoi Basha.
Studio DAR Group Turqi & Mbretëri e Bashkuar

Maketi i studios DAR Group Turqi & Mbretëri e Bashkuar
Vizioni i kësaj studioje tregon një mundësi për Tiranën që të jetë një Tiranë e gjelbër. Ajo propozon që hapësira e gjelbër ti përgjigjet çdo kërkese të qytetit, madje të konceptit të zhvillimit të tij ekonomik. Janë sjellë të gjitha në formë të integruar dhe pjesa veriore e Tiranës do ta krijojë këtë më së miri duke ditur që ajo zonë pret për tu zhvilluar së bashku me lumin e Tiranës, që përmban këtë potencial. Bulevardi është parashikuar të ketë dy parqe liqenore dhe të gjitha detajet janë këtu. Përsa i përket lumit, ai shihet si një mundësi më shumë për biznesin që të shtrihet përreth tij duke i dhënë kësaj zone një dimension ekonomik. Projekti i studios DAR Group&United Kingdom inkurajon një ekonomi të re për Tiranën dhe veriu i saj, përfshihet në këtë koncept për qytetin. Natyrisht, jemi treguar të kujdesshëm për të integruar të gjitha këto elemente në veriun e Tiranës, ashtu siç jemi treguar të kujdesur edhe për transportin publik në të gjithë zonën, sqaruan përfaqësuesit e studios. Sipas tyre, në lidhje me transportin dhe me infrastrukturën, do të jenë të gjitha mundësitë më të mira që qyteti do të ketë nesër, të cilat do të lidhen domosdosmërisht me lumin e Tiranës. Në këtë zonë është parashikuar kampus universitar, një galeri ekspozimi dhe në këtë pjesë të qytetit inkurajohet përdorimi i mjeteve alternative të transportit. Ne e shohim këtë bulevard jo vetëm si një zonë të gjelbër që lidhet me liqenet, por edhe si një zonë aktive jetese duke i pasur të gjitha shërbimet e një qyteti modern, thanë përfaqësuesit e studios.
Studio Grimshaw Architects Mbretëri e Bashkuar

Maketi i studios Grimshaw Architects - Mbretëri e Bashkuar
Elementi kryesor i përfshirë në projektin e kësaj studioje është synimi në rritjen e mirëqenies së rrugëve, duke e kthyer Tiranën në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim. Elementi dytësor janë institucionet publike, ndërtesat kryesore, që është edhe vendi ku fokusohen qytetarët. Tjetra është shtrirja deri në Paskuqan, një zonë bujqësore e kulturore, duke i dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në një qytet. Qëllimi ynë është vendosja e parametrave dhe mënyra se si shkojnë punimet, dizajni që përdoret duke u bazuar në investimet me atë që ka më shumë rëndësi, me teknologjinë, thanë përfaqësuesit e studios. Sipas tyre, lumit të Tiranës do ti kushtohet rëndësi në çdo element, florës e faunës së tij, shndërrimin e tij në një lum më të ri e të pastër. Do të krijohet mundësia që Tirana të jetë një vend tërheqës për turistët dhe banorët e saj. Do të shikohet se si kjo do të japë rezultatet e saj dhe se si do të ndikojë në krijimin e mundësive tregtare. Një pikë e rëndësishme është ajo që ne duhet të bëjmë një lidhje mes asaj që është e re dhe asaj që është e vjetër, duke u fokusuar fillimisht në problematikat e tyre, thanë përfaqësuesit e studios. Elementi i dytë, sipas tyre, është Pallati i Drejtësisë, i cili, sipas hapësirave që do zë, shihet si një pjesë e rëndësishme e projektit.