Qeveria heq gjendjen e emergjencës në zonat e bllokuara nga bora
Kryeministri Berisha njoftoi sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, heqjen e gjendjes së emergjencës në zonat e bllokuara nga dëbora në veri dhe verilindje të vendit.
Duke folur për dimrin e paparë 27-ditor, siç e quajti ai, kreu i qeverisë u shpreh solidariteti I banorëve me njëri-tjetrin dhe puna e mirë e njësive të Forcave të Armatosura e Policisë së Shtetit bënë që pasojat e bllokimit të kapërcehen me sukses të plotë dhe pa shënuar humbje të jetëve njerëzore.
Dimri i paparë bllokoi mbi 5 km rrugë kombëtare, rurale, komunale. Gjendja e emergjencës u shpall për të bërë çdo gjë, për të ndihmuar dhe shpëtuar çdo njeri në nevojë. Emergjergjenca u shpall për të garantuar kalueshmërinë e rrugëve kombëtare fillimisht, e më pas atyre rurale. Kjo periudhë 27-ditore ishte periudha e solidaritetit më të madh të këtyre banorëve me njëri-tjetrin. Dua tu shpreh mirënjohje atyre mijëra banorëve që me këtë solidaritet bënë që pasojat e këtij bllokimi të shpejtë dhe të menjëhershëm të kapërcehen me sukses të plotë.
Berisha vlerësoi sit ë shkëlqyer punën e njësive të FA dhe Policisë së Shtetit. Asnjë qytetar i vetëm që kërkoi ndihmë nuk mbeti pa e marrë atë. Ne dolëm nga kjo situatë pa dëme serioze materiale, pa dëme në gjënë e gjallë dhe kjo është dëshmi e shkallës së përgatitjeve të mira që kanë bërë familjet e këtyre zonave për dimrin që kaq të rëndë nuk e prisnin. Qeveria mobilizoi të gjitha mjetet me bazën që krijoi ushtria në Kukës, tha ai.