E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Të mos vonohet Gjykata Administrative

Presidenti Topi me ambasadorin e OSBE, Volfarth

Politika smund ta trajtojë si të dojë çështjen e pronave

Presidenti Bamir Topi ka apeluar dje së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, për miratimin sa më shpejt në Parlament të ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Me rastin e festës së 8 Marsit, kreu i shtetit është ndalur së bashku me diplomatin e Prezencës edhe në çështjen e reformës zgjedhore dhe atë të kthimit të pronave. Kemi diskutuar për çështje të tjera të rëndësishme të reformave. Dhe e përsëris dhe njëherë, ramë dakord me ambasadorin, është e pakuptueshme pse vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative kur të gjitha palët bien dakord. Është një gjë që duhet të realizohet sa më shpejt. Është një kërkesë e jona në radhë të parë, kërkesë e njerëzve që merren me biznese, që kanë çështje të natyrës administrative, për ta liruar sistemin gjyqësor nga këto probleme dhe për ti zgjidhur gjërat më shpejt në mënyrë më specifike. Pra, është çështje e vullnetit të politikës për ta realizuar sa më shpejt, u shpreh Presidenti në fjalën e tij. Kreu i shtetit kritikoi gjithashtu edhe partitë për nivelin e ulët të përfaqësimit të grave në politikë. Ndërsa për çështjen e pronave ai theksoi se nuk mund të jetë luks i politikës që ta trajtojë çështjen e pronës si të dojë, duke dalë akte administrative pafundësisht, sa që dhe specialisti më i mirë i çështjes së pronave e ka shumë të vështirë të orientohet kur një herë në muaj, një herë në dy muaj, dalin akte administrative dhe shtojnë konfuzionet. Pra, politika, institucionet duhet ti bëjnë gjërat më të thjeshta, ti bëjnë më transparente dhe të ekspozojnë te shqiptarët të gjithë panoramën, të cilën ne e kemi të nevojshme.
Nga ana e tij, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfarth, u shpreh se gratë duhet të jenë më aktive në politikë, pasi edhe ligji i ri zgjedhor do tu japë atyre më shumë hapësirë. Unë do të doja veçanërisht ti ftoja gratë aktive në këtë vend që të marrin pjesë më shumë në procesin e reformave. Kodi i ardhshëm Zgjedhor i Shqipërisë duhet, në fakt, të japë më shumë mundësi për një pjesëmarrje më të madhe të grave dhe shpresoj që bashkë me të, ne të mund të shohim më shumë gra kandidate e më shumë gra që fitojnë zgjedhjet e ardhshme, u shpreh Volfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›