E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet emergjenca, Berisha-Ramës: Jo alternativa mbi parashikime

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar sot heqjen e gjendjes së emergjencës në zonat e izoluara nga bora dhe ka ftuar kreun e PS-se te nxjerre mesime “se nuk ndertohen alternativat vetem mbi te keqen”.

Deklarata është bërë në mesditë gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencës, gjatë së cilës Berisha ka bërë një panoramë të situatës aktuale në këto zona, duke njoftuar përmirësimin e situatës.

Ai ka falënderuar gjithë punonjësit e administratës dhe qytetarët për solidaritetin e rrallë të treguar për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të izoluara.

Ne dolëm nga situata kur asnjë qytetarë i vetëm që kërkoi ndihmë nuk mbeti pa e marrë atë. Dolëm nga kjo situatë pa dëme serioze materiale, pa dëme të ndejshme në gjënë e gjallë të këtyre zonave, dëshmi kjo e shkallës së përgatitjeve të mira që kanë bërë familjet e këtyre zonave për dimrin, që nuk e prisnin në asnjë rrethanë kaq të rëndë- tha Berisha.

Sipas tij, qeveria mobilizoi të gjitha fondet dhe mjetet për shpërndarjen e ndihmave.

Ai akuzoi paralajmeruesin e katastrofave te trefishta, te bores, energjise dhe permbytjeve.

“Fatmiresisht shqiptaret e kaluan kete dimer deri tani pa asnje katastrofe. Uroj qe shoku ciu-ciu te nxjerre mesime se nuk ndertohen alternativat vetem mbi te keqen, edhe kur eshte, edhe kur s’eshte, se ja qe nuk doli asnje prej atyre qe paralajmeroi ai. Sikur boren ta kishte sjelle qeveria, digat t’i kishte shtere energjia, nuk jane shqiptaret ata qe mund t’i besojne keto gjera. I uroj sot qe ta lexoje kete muaj qe shkoi me zhvillimet e tij qe te nxjerre mesime”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›