E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet kriza politike, ja detajet e marrëveshjes

Autori i Lajmit: Redaksia
Zgjidhja e ngërçit politik është vetëm çështje orësh. Si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita është pranuar një draft-propozim i ndërkombëtarëve, i cili do ti jap fund protestës së opozitës dhe grevës 14 ditore. Sipas burimeve nga të dyja palët, ky draft është parë me optimizëm për zgjidhjen e ngërçit pasi ka plotësuar kërkesat e palëve. Drafti ka në thelb ka hetimin e materialeve të zgjedhjeve, ku futen procesverbalet e procesit zgjedhor. Sa i takon fletëve të votimit, ato do ti nënshtrohet verifikimit nga komisioni i Venecias. Sipas burimeve pranë dy forcave politike më të mëdha në vend, negociatorët e Ramës dhe Berishës, kanë biseduar në “nivelin e dytë” me praninë e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA në Tiranë, krijimin e një pakete propozimesh e cila mund të kënaqe qëndrimet e të dy palëve. Sipas disa burimeve përfaqësues të të dyja paleve, bashkepunëtorë të afërt të kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama jane takuar të enjten dhe kanë diskutuar mbi mundësitë e kompromisit.
Drafti
Sipas burimeve të konfirmuara njoftohet se pakti i ofruar në tryezën e kreut të PS Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha, parashikon dy pika, shqyrtimin e materialeve zgjedhore, përfshi procesverbalet e komisioneve të numërimit të votave si dhe listat e votuesve dhe dërgimin e kërkesës për hapjen e kutive në Komisionin e Venecias për interpretim. Lajmi është konfirmuar edhe nga aleatët e majtë. Kreu i PBDNJ-së ka deklaruar dje pas protestës, se ky propozim i ndërkombëtarëve është parë me optimizëm, pasi është një frymarrje pas dy javësh dhe që do ti jap fund krizës. Ai ka konfirmuar gjithashtu se tashmë këto propozime janë pranuar nga të dyja palët dhe është vetëm çështje orësh bërja publike e marrëveshjes, detajet e së cilës do të daline vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy liderët politik.
Takimet
Negociatat të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve me ndërhyrjen e diplomatëve evropiane dhe atij amerikan në Tiranë kanë bërë që forcat politike të vendosin sërish kontaktet e tyre për të arritur në një zgjidhje të ngërçit politik në vend. Përfaqësues të ngushtë të kryeministrit dhe liderit socialist janë takuar së bashku për të diskutuar kushtet e zgjidhjes së ngërçit. Por fjala e fundit e përfaqësuesit të mandatuar nga lideri socialist Edi Rama ka qenë negocimi për verifikimin e materialeve zgjedhore, ndërsa çështja e hapjes së kutive të dërgohet për shqyrtim në komisionin e Venecias. Ndërkohë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, i cili është lakuar gjithashtu si një nga negociatorët e mundshëm mes palëve thotë se qeveria është e gatshme të japë konsensus për kërkesat e opozitës.
“Qeveria dhe mazhoranca janë të vullnetshme që në mënyrë pozitive, konstruktive të vlerësojnë të gjitha kërkesat pikërisht në këtë hapësirë midis transparencës dhe kushtetutës së vendit” tha Meta.

Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›