Politika konsumuese e ditës dhe debati i munguar
Ilir Kalemaj
Kur krahët politikë duken tashmë të pozicionuar në barrikadat përkatëse, duket se pikat e takimit janë inekzistente,
ndonëse të rrallë janë ata që besojnë se ky ngërç është i pakalueshëm dhe që zgjidhja do vonojë. Palët kanë kaluar në pozita tejet antagoniste, duke e parë palën kundërshtare si armik, madje duke i mohuar dhe legjitimitetin, ku opozita mohon mazhorancën qeverisëse, duke theksuar se e vërteta fshihet në kuti dhe me hapjen e kutive, ndonëse përbërja e Parlamentit nuk ndryshon, legjitimiteti i kësaj qeverisje bie. Maxhoranca nga ana tjetër mohon legjitimitetin e lëvizjes opozitare, duke e përcaktuar si lëvizje lundiste, që kërkon të provokojë një 97-të tjetër, nëpërmjet nxitjes së protestave popullore dhe duke shpresuar të kulminojnë në revoltë të përgjithshme. Duket se palët nuk kanë pikëtakimi dhe janë larg nga pozitat agonistike të detantës parazgjedhore, ku së bashku ranë dakord për shumë nga pikat e kontestuara me kaq zhurmë tani.
Në mes gjendet si gjithmonë pjesa gri, e cila është lodhur nga ciklet e njëpasnjëshme të deja vu-ve të politikës shqiptare, kur krizat procedurale gjithnjë i shmangen përmbajtjes. Shpesh kjo e fundit i ngjitet vetëm si dekor debateve për procedurë. Ja fjala bie, protesta e opozitës, zhurmëmadhe në kërkesën themelore për hapjen e kutive, i shton edhe konstatimin e problemeve ekonomike, pa thënë ndonjë gjë, sesi do i adresonte apo çfarë plani konkret ka në sirtar nëse do ishin pozitat e përmbysura. Natyrisht debati ekonomik nuk duhet dhe as nuk mund të jetë thjesht një shtojcë e debateve efemerale të përqendruara në të njëjtën retorikë, që ndoshta nuk i intereson drejtpërsëdrejti pjesës më të madhe të këtij vendi.
Kur dikush përpiqet të argumentojë me debate jo partizane çështjen e mungesës së ideologjizimit dhe identiteti politik të partive në Shqipëri, shpesh etiketohet se ka humbur sensin e realitetit, merret me seksin e engjëjve, ndërkohë që problemet janë ngutëse e me radhë. Në fakt sikundër ish-presidenti amerikan Klinton e ka pasur devizë elektorale: "It`s the economy stupid". Fillohet gjithnjë me debatin ekonomik, veçanërisht në kushtet e një krize globale, ku ndër më të prekurit është jo më larg se vendi fqinj dhe të parandalohet një krizë ekonomike që mund të ketë reperkusione politike mjaft më të mprehta, si problemet dikur të mahisura të një ekonomie virtuale të para 97-ës.
Rruga e tretë, as e majtë dhe as e djathtë dhe parrulla populiste të këtij lloji qëlluan që ishin të parakohshme dhe pa përmbajtje, ndërkohë që dhe debati më i fundit elektoral në Angli, vendin burimor të devizave të tilla ndonjë dekadë më parë, ishte i vendosur në pozicionet klasike të palëve dhe me platforma të qarta elektorale. Menjëherë pas zgjedhjeve, akti i parë që bëri Qeveria e djathtë atje ishte lufta ndaj deficitit buxhetor, si plaga më e madhe dhe ku Anglia është ndër vendet e BE-së që e ka më problematike.
Nuk kemi një debat mes palëve dhe të shtrirë dhe më gjerësisht në ligjërimin publik, cili model shteti dhe zhvillimi duhet ndjekur: ai minimal që ka si funksione kryesore ato më baziket: mbrojtjen, sigurimin e njerëzve, shëndetin publik, mbrojtjen e më të varfërve të shoqërisë, apo të garantuarit e të mirave bazike publike, etj? Apo a, që ka si përparësi sistemin e edukimit, mbrojtjen e mjedisit, rregullimin e monopoleve, rregullimin financiar apo sigurimin social apo një model akoma më lobues për një shtet të fortë që përqendrohet kryesisht në politikën industriale dhe rishpërndarjen e pasurisë. Në një editorial të New York Times sot, në një krahasim që bëhej mes situatës në Greqi dhe asaj që pritet në Amerikë, ku borxhi publik po i ofrohet shifrave të frikshme në raport me PBB-në dhe deficiti tregtar veçanërisht me vende si Kina etj është në rritje e sipër shtrohej një pyetje e rëndësishme në lidhje me këtë gjë. Vihej pikëpyetja e madhe te dëshira e mjaft amerikanëve, por edhe Qeverisë në masa më të forta rregullatore, shpenzime më të mëdha publike, ku vendin kryesor e zë reforma shëndetësore dhe ato në infrastrukturë për të gjeneruar vende pune, por nga ana tjetër me një shtresë të mesme kompakte, askush nuk dëshiron taksa më të larta. Premtimet elektorale në rast se nuk ndiqen me një strategji të mirëfilltë qeverisëse dhe me përcaktimin e qartë të politikave fiskale, kthehen veç në dogma në rastin më të mirë dhe kanë efekt bumerang në atë më të keqin. Dhe kur ky leksion i vlen vendeve si SH.B.A-ja, normalisht duhet të ketë një prioritet në debatin e brendshëm publik.
Gjenerimi i debatit ekonomik, arritja e një pakti politik që do i shërbej stabilitetit të përkohshëm të vendit në mënyrë që të garantohet infrastruktura e ardhshme zgjedhore, të balancohen dhe forcohen institucionet, të merren masat që kriza të jetë sa më pak e dhimbshme për pjesën më të madhe të shqiptarëve që nuk janë militantë të asnjërit krah, të injektohet dhe të mbrohet biznesi vendas në mënyrë që të bëhet më konkurrues, krijon bazat e nevojshme edhe për garantimin e stabilitetit të vendit, krijimin e klimës së qetë për investitorët dhe përshpejton ritmet integruese dhe të liberalizimit të vizave. Njëkohësisht forcon pozitat e vendit në rajon, në një moment kur janë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë dhe (ri)orienton debatin rreth temave me 'bukë' si për shembull ideja e 'komonwelthit ekonomik' të shqiptarëve, krijimin e tregjeve të integruara që na shndërron në atraktivë për investitorët dhe thithjen e turizmit dhe zhvillimin e strategjive afatgjata bazuar mbi modele të qarta zhvillimi që alternohen në varësi të rotacionit politik në mënyrë që mos të gdhihemi një ditë si Greqia me financa të shkatërruara dhe në prag të falimentimit. Kjo kërkon maturi të klasës politike, racionalitet në qasjen drejt zgjidhjeve të shpejta dhe me sa më pak kosto dhe nëse kjo nuk arrihet politikisht, atëherë i takon pjesës tjetër të shoqërisë, veçanërisht opinionit publik, që nëpërmjet katalizatorëve shoqërorë më të rëndësishëm, si mediat, shoqëria civile dhe institucionet e pavarura, të luajnë një rol më aktiv dhe nxitës në këtë drejtim. Mund të fillohet duke i kushtuar më pak vëmendje retorikës partizane të ditës dhe përqendrimit ekskluziv në aktorët kryesorë politikë dhe më tepër vëmendje problemeve strukturore që riprodhojnë këtë kastë liderësh politikë dhe elite që ka alienuar pjesën më të madhe të shoqërisë.