E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: “Më mungon Isli Hidi”

Ervin Bulku është i vetëdijshëm se ndeshja kundër Lihtenshtejnit është më shumë se një miqësore: "Do të na vlejë shumë përpara takimit me Suedinë". Ish-mesfushori i Tiranës flet edhe për kontratën e tij të re me Dinpro në Ukrainë. "Kemi nënshkruar dhe do të luajmë për atë ekip në muajin janar të vitit të ardhshëm".
Në lidhje me ecurinë e ekipit të tij, Krivbasit, në kampionatin ukrainas Bulku thotë: "E kemi nisur me mirë se sezonin e kaluar, pasi vjet në shtatë ndeshje patëm gjashtë humbje, kurse këtë vit i kemi të gjitha rezultatet brenda pesë ndeshjeve. Dori (Bylykbashi) po bën një sezon të madh".
Bulku e ndjen mungesën e Hidit në Ukrainë. "Më vjen keq që ka ikur Isli pasi jam rritur me të si te Tirana, por dhe në jetën e përditshme, kemi qenë bashkë që fëmijë. Është shoku më i mirë imi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›