E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidi: “Unë me Beqajn, jo luftë për portën”

Isli Hidi ishte gardiani i ndeshjes së fundit miqësore me Poloninë, duke qenë në vëmendjen e posacme të trajnerit të Kombëtares, Ari Han. "Cdo lojtar dëshiron të luajë sa më shumë dhe përsa i përket portierëve edhe unë dua të kem minutat e mia. Ajo që është më e rëndësishme është fakti që jam pjesë e Kombëtares dhe trajneri aktual ka besim te mua, përderisa edhe më ka thirrur", - thotë Isli Hidi, i cili gjatë kësaj vere nënshkroi në Qipro me Alki Larnaka.
Tekniku holandez ka thirrur dy portierë, që të dy luajnë në kampionatin qipriot: Isli Hidin dhe Arjan Beqajn. "Përsa i përket faktit se kush do të jetë numri 1 në portë, kjo ka pak rëndësi për mua për momentin. Unë do të jap më të mirën time nesh do të luaj kundër Lihtenshtejnit. Më e rëndësishme është që të dy të jemi në gjendje të mirë".
Në kampionatin qipriot dy portierët ende nuk kanë qenë përballur njeri-tjetrit, por në një ndeshje miqësore po, ku takimi ka përfunduar 0-0. "Ekipi ynë është një ekip i ri, me disa lojtarë nga kampionati qipriot, por më të shumtit vijnë nga kampionatet e huaja. Kemi pesë portugezë, brazilianë, rumunë, së fundi kanë ardhur edhe dy serbë, si dhe jam unë e Blerim Rrustemi. Shpresoj se pas Aborthosisis (Arjan Beqaj), Apoelit (Altin Haxhi) e Omonias (Klodian Duro) të bëjmë më të mirën".
Hidi flet edhe mbrojtësin Blerim Rrustemi. "Është duke ecur shumë mirë. Trajneri e ka provuar në disa pozicione, por tani e ka fiksuar si mbrojtës të djathtë në mbrojtjen me katër lojtarë. Gjithsesi trajneri ende nuk e ka bërë 11-shen. Është stabilizuar në atë pozicion dhe besoj se është i nevojshëm në atë pozicion".
Hidi flet edhe jetën e tij në Qipro: "Kaloj mirë. Me Klodin (Duron) jemi larg vetëm 10 minuta me makinë, kështu që pimë shpesh kafe me njëri-tjetrin, për më tepër që në ekip kam edhe një lojtar që ka luajtur më parë me Skelën në Gjermani. Edhe me portugezët kaloj mirë. Të gjithë flasim anglisht, kështu që e kemi më të lehtë. Në Qipro po vijnë shumë lojtarë nga kampionatet e huaja".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›