E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka: “Lihteshtejni, porta për Suedinë”

Një nga ata që po shkëlqen në arenën evropiane është Jahmir Hyka, i cili javën e kaluar debutoi në Bundesligën e dytë gjermane me Maincin në javën e parë. "Hyra në lojë vetëm në dhjetë minutat e fundit, kur rezultati ishte 3-3 me Kaiserlauternin, por bëra një paraqitje të mirë", - thotë mesfushori 20-vjecar, i cili thirret rregullisht kohët e fundit në Kombëtare.
"Kundër Lihteshtejnit, do të jetë një ndeshje e rëndësishme përpara takimin me Suedinë dhe të luaj në këtë takim do të jetë një plus më shumë, pasi do të kem mundësinë të ambientohem më mirë edhe me stilin e lojës që kërkon trajneri Han", - tha mesfushori i Mainc 05, Jahmir Hyka, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer në 45 minutat (e dyta) të aktivizuara në miqësoren kundër Polonisë, lojë që i solli atij edhe kontratën e majme me klubin gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›