E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli: “Jam gati për të dhënë kontributin tim”

Ansi Agolli është një ndër të preferuarit e trajnerit Ari Han, i cili qysh kur e pa në grumbullimin e Turqisë në janar të këtij viti, gjithmonë e ka pasur në listën e tij. Edhe Brigel e ka pasur në vëmendje lojtarin e Tiranës, por që ka dhe një të kaluar në Zvicër e Finlandë. "Kombëtarja është kombëtare, është ëndrra e cdo lojtari. Jam i gëzuar që rikthehem, - tha mesfushori këmbëmajtë Ansi Agolli. "Më vjen pak keq, që nuk munda të jem në ndeshjen me Poloninë, pasi klubi im Vasa në Finlandë nuk më lejoi, por tani jam i gatshëm të jap kontributin tim. Shpresoj të më jepet mundësia dhe të jap maksimumin tim", - përfundon 25-vjecari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›