E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porta "qipriote", sulmi flet gjermanisht

Porta shqiptare është e gjitha "qipriote", kjo për vetë faktin se të dy gardianët e thirrur luajnë në Qipro: veterani Arjan Beqaj luan me kampionen Anorthosis, ndërsa ish-portieri i Tiranës, Isli Hidi mbron portën e Alki Larnakës.
MBROJTJA, AROMË UKRAINASE
Reparti mbrojtjes, më problematiku i përfaqësueses sonë do të modelohet edhe nën drejtimin e trajneri holandez me aromë ukrainase. Dy kosovarët Armend Dallku dhe Debatik Curri luajnë në Ukrainë me Vorskla Poltavën.
SULMI FLET "GJERMANISHT"
Sulmi i Kombëtares flet "gjermanisht". Dy sulmuesit e thirrur nga Ari Han luajnë në Gjermani e Austri, dy vende gjermanishtfolëse. Edmodn Kapllani luan me Karlsuhen në Bundesligën 1, ndërsa Hamdi Salihi luan në Austri me SV Ried.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›