E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: “Jam në formë, shpresoj te goli”

Hamdi Salihi është një nga dy sulmuesit e thirrur nga trajneri Ari Han. Shkodrani ndihet në formë në kampionatin austriak, ku ka shënuar deri tani 2 gola në kampionat dhe 2 gola në Kupën e Austrisë për skuadrën e tij SV Ried, me të cilin luan sezonin e tij të tretë, ose më saktë dy kampionate e gjysmë pasi u transferua nga Tirana te SV Ried në janar të vitit 2007.
"Ndihem mirë dhe po shënoj. Shpresoj të vazhdoj kështu", - thotë Salihi, i cili ka realizuar vetëm një gol me kombëtaren, pikërisht në një miqësore në fitoren 3-0 kundër Maltës, por dhe një gol në fitoren 3-1 të Shqipërisë kundër zviceranëve të Shafhauzenit.
"Normalisht puna jonë matet me gola. Duhet të shfrytëzojmë cdo rast e kundërshtar për të shënuar sa më tepër gola, për të treguar se jemi të aftë të bëjmë gola dhe në rang kombëtaresh. Shpresoj që të shënoj kundër Lihteshtejnit", - thotë shkodrani, i cili ka shënuar deri tani në total 20 gola për SV Ried në 54 ndeshje të aktivizuara në kampionatin austriak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›