Veliaj: Tashmë jemi të lodhur nga politika e 18 viteve
Në një takim elektoral në qytetin e Fierit, Erion Veliaj tha se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen të lodhur nga politika e këtyre viteve, por duhet të përkrahin të rinjtë, të cilët do të sjellin ndryshimin. "Në rrugëtimin tonë në Shqipëri kemi takuar shumë njerëz të lodhur. Nuk ka se si këta njerëz mos të jenë të lodhur, teksa dëgjojnë në televizion dokrrat e të njëjtëve njerëz që na hedhin në erë, që zhveshin motrat tona për t‘i futur në punë, që shesin dhe djegin goma ndërkohë që janë ministra të mjedisit", tha ai. Ne për këtë popull të lodhur e të dekurajuar, premtoi Veliaj, duhet të jemi pikërisht një pije energjike.