E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo u kërkon votën maturantëve

Zëvendëskryeministri Genc Pollo u kërkoi maturantëve që kur të votojnë për herën e tyre të parë, të zgjedhin Partinë Demokratike. Kandidatët e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit u takuan me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, para të cilëve theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në votime për të gjithë të rinjtë dhe për ata që votojnë për herë të parë. "Ata që mes jush janë maturantë, janë zgjedhës dhe kanë marrë kartat. Jam i sigurt që bashkë me shokët e tyre, edhe me të tjerë që nuk kanë votuar më parë, apo ata që kanë votuar ndryshe, më 28 qershor do të votojnë për PD-në, për Beratin që po ndryshon dhe për Shqipërinë që po ndryshon", tha Pollo. Ai nënvizoi se qeveria aktuale ka rritur investimet në arsim, ka dyfishuar numrin e studentëve dhe e ka bërë mjaft cilësor arsimin bazë dhe të mesëm. "Më 28 qershor do të vendosim të ardhmen tuaj më të mirë, atë që është e ardhmja më e mirë e Shqipërisë, 4 vjet të tjera në qeverisjen e PD-së", u shpreh Pollo. Gjatë fjalës së tij, zv/kryeministri Pollo shtoi se "nuk kishte gjë më qesharake që, pikërisht në atë shesh të Qytetit Studenti, në sheshin "Demokracia", të shihje ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Arsimit të Partisë së Punës së regjimit komunist".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›