E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e bashkisë përplasen për posterat e Topallit

Një tjetër incident për fushatën elektorale është shënuar ditën e djeshme. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë hequr banderolat e Partisë Demokratike në qendër të Kombinatit. Të shoqëruar në polici, ata kanë deklaruar se kishin marrë urdhër nga drejtues të sektorit të gjelbërimit. Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se dje, rreth orës 10:00, në qendër të lagjes Kombinat, në rrugën "Llazi Miho", nga punonjës të gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës është hequr banderola njoftuese e subjektit Partia Demokratike, mbi aktivitetin elektoral të n/kryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›