Platini fiton mandatin e dytë në krye të UEFA-s
SHKRUAN: Jeton Selimi 23-03-2011 10:35
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është rizgjedhur dje pa kundërkandidat për një mandat të dytë. Ai u zotua se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të kontrolluar shpenzimet e klubeve, luftimin e aranzhimit të rezultateve dhe dhunën e tifozëve. Ish-kapiteni i Francës, premtoi në një fjalim që mbajti dje, të bëjë prioritet futbollin ndërkombëtar dhe ta mbajë Ligën e Kampionëve të hapur për klubet nga 53 federatat më të vogla europiane. Platini, i cili udhëheq UEFA-n nga viti 2007, u votua nga Kongresi i kësaj organizate në Nion të Zvicrës.