Raporteri i PE takon Idrizin: Cështja came e lënë në harresë
TIRANë- Në vijim të takimeve të tij zyrtare në Shqipëri raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë Nikolas Chountis ka takuar dhe drejtues të PDU. Krerë të kësaj partie njohën zyrtarin e PE me programin e partisë së tyre ku vec të tjerave një vend të rëndësishëm zë sensibilizimi që kjo parti i bën cështjes came.
Deputeti Shpëtim Idrizi tha se kjo është një cështje që konsiderohet si cështje e të drejtave të njeriut ku e drejta e pronës, lëvizjes së lirë të njerëzve janë të drejta të patjetërsueshme. Deputetët e PDU i thanë raporterit të PE për Shqipërinë njëherazi dhe eurodeputetit Chountis se do kërkojnë të drejtat pronësore të camëve në gjykatat ndërkombëtare. Cështja e pronave sipas tyre është lënë në harresë nga qeveri të ndryshme. PDU dënoi aktet e fundit ksenofobe të shfaqura gjatë paradites në Athinë nga forcat speciale greke.
(m.a/News24/BalkanWeb)