E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, aksident në minierë, plagoset 21-vjecari

BULQIZë- Aksident në minierën e Bulqizës. Minatori 21- vjecar është plagosur në zonën D të Galerisë, pasi u godit nga një masiv shkëmbor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një galeri private në Bulqizë.

Minatori Edison Durci ishte duke grumbulluar krom në momentin që masivi shkëmbor i ka rënë në shpinë. Menjëherë pas ngjarjes 21-vjecari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku po i ushtrohet kujdesit të mjekëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›