Elbasan, shpërthen bombula e gazit, digjet banesa
ELBASAN- Një banesë është djegur plotësisht pasditen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Elbasanit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se “zjarri ka ardhur nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë, e cila kishte harruar sobën me gaz të ndezur”.
Mësohet se nga shpërthimi i bombulës së gazit në banesën e një familjeje rome, që ndodhet në katin e katërt te nje pallati, flakët janë përhapur menjëherë, duke vënë në rrezik edhe apartamentet e tjera. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrëfikëses për të izoluar flakët e përhapura me shpejtësi.
Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes paraprakisht mendojnë se zjarri erdhi nga pakujdesia, por fatmirësisht nuk kishte patur njeri në banesë. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi asnjë orendi shtëpiake nuk mundi t’i shpëtojë flakëve të zjarrit.
(e.n/ata/BalkanWeb)