Haradinaj: Thaçi po na keqqeveris
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj akuzoi qeverinë Thaçi për keqeverisje në të gjitha institucionet, politizimin e stafit si dhe emërimin e militantëve të partisë në krye të departamenteve qeveritare.
"Ajo që po ndodh sot me qeverinë e Kosovës nuk është lajm i mirë kur, përveç ministrit, këshilltarëve, njëri nga këshilltarët e ministrit, kthehet në Sekretar të Përhershëm, duke thyer procedurat ligjore, pra duke mos i respektuar ato. Në të njëjtën kohë, të gjithë mekanizmat e tjerë si borde, pastaj drejtor në kompani publike me radhë po ashtu, janë të emëruar në bazë të kriterit fanatik të partisë", deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga zv/kryeministri Hajredin Kuqi. "Opozita e ka rolin e vet dhe natyrisht roli i saj është që t i gjejë pikat dalluese me qeverinë dhe jo pikat takuese. Ne kemi mendim të mirë për secilin që jep mendime. Nuk i shikojmë kritikat nga kush vijë, por i shikojmë ato nëse kanë përmbajtje ose jo. Si do që të jetë, ne tentojmë që t i bëjmë njerëzit profesional, me kompetencë të plotë, por mos të mendojë dikush që gjendja paraprake e emërimeve, e kujdo qoftë, edhe e sekretarëve permanent ka qenë pefekte dhe nuk ka nevojë të preket", tha Kuqi.
Që nga themelimi, qeveria është akuzuar vazhdimisht nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinajt, i cili vazhdon të ketë raporte të tensionuar me kryeministrin Hashim Thaçi, duke akuzar vazhdimisht njëri-tjetrin.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008