E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, padi ish-kryeministrit, zhduku dokumente të rëndësishme

Prokuroria bullgare ka ngritur një padi ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi, Sergei Stanishev, nën akuzën e zhdukjes së dokumenteve sekrete shtetërore. Sipas prokurorisë, gjatë mandatit të Stanishev janë zhdukur 7 raporte dhe dokumente sekrete. Tre prej tyre janë hartuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, dy nga Ministria e Rendit, një nga NATO dhe një nga Ministria e Mbrojtjes. Nëse do të shpallet fajtor, Stanishev do të dënohet me dy vjet burg dhe me një gjobë të rëndë financiare. Nga ana e tij, ish-kryeministri, i cili ka qeverisur në periudhën 2005-‘09, i konsideron akuzat si të motivuara politikisht. Ndërsa Kryeministri aktual i Bullgarisë, Bojko Borisov, ka deklaruar se dokumentet e zhdukura përmbanin të dhëna mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›