Bullgari, shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës
SOFJE - Shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar në Bullgari, shkatërroi sot një rrjet ndërkombëtar të trafikut të heroinës. Trafiku kryhej nga Turqia drejt Bullgarisë dhe më pas mbërrinte në Evropën perëndimore. Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet turke dhe ato spanjolle.Policia arrestoi shtatë shtetas bullgarë dhe një portugez. Hetimet kishin nisur në tetorin e vitit të kaluar pas arrestimit të një personi në kufirin ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë, i cili po transportonte 28 kilogramë heroinë. (e.n/ata/BalkanWeb)