Lëkundje të lehta tërmeti në Gjoricë
DIBER- Gjorica përsëri nën frikën e tërmetit. Sot rreth orës 20:50 janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti në fshatin Gjoricë të Dibrës, atje ku banorët ende vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e prishura prej tërmetit të fuqishëm, të rënë në shtator të vitit të kaluar. Lëkundjet e tërmetit të sotshëm kanë qënë rreth 2.9 ballë, ndërsa mësohet se nuk ka pasur dëmtime të tjera.(m.a/BalkanWeb)