Rusët testojnë avionin që i shpëton radarëve
MOSKE- Rusia ka testuar një avion Sukoi T50, mjaft modern, që është i pakapshëm dhe i padukshëm nga radarët. Avioni është gjithashtu i përshtatshëm për të fluturuar në gjithë kushtet e motit. Forcat ajrore ruse shpresojnë që ta kenë në përdorim këtë avion në vitin 2015. Avioni është prodhuar në partneritet me Indinë dhe konsiderohet një arritje e madhe për të modernizuar ushtrinë e erës sovjetike. Drejtori i avionëve Sukoi, Mikhail Pogosjan tha se ai është i bindur se projekti lë pas rivalët perëndimorë përsa i përket efektivitetit dhe kostos së prodhimit të këtij tipi avioni dhe nga ana tjetër forcon mbrojtjen e forcave ajrore dhe indiane. Avioni i ri luftarak, mund të kryejë sulme ajrore dhe tokësore. Rusia po përpiqet së fundi të investojë shumë në ushtrinë e saj të cilën e ka ende në gjendjen e luftës së ftohtë. Gara e armatimeve vazhdon, pavarësisht se SHBA dhe Rusia janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së re për reduktimin e armëve strategjike.(m.a/news24/BalkanWeb)