Vala e cunamit 23 metra e lartë
Vala e cunamit, i cili pas tërmetit shkatërroi verilindjen e Japonisë, ka qenë i lartë të paktën 23 metra, tregon studimi më i ri që e publikoi e përditshmja japoneze, Jomiuri Shimbun.
Instituti për hulumtimin e aeroporteve dhe porteve detare e ka regjistruar këtë të dhënë te vendi Ofunato, në prefekturën Ivata, ku vala me lartësi prej 23 metrash ka fshirë nga faqja e dheut qytete të tëra, shkruan gazeta japoneze.
Cunami më i lartë (38.2 metra) në histori ka goditur gjithashtu Japoninë, në vitin 1896, përkujton agjencia franceze AFP.
Sipas të dhëna më të reja të policisë nga cunami dhe tërmeti i të premtes së kaluar kanë vdekur 7200. Por, edhe mbi 10 mijë persona janë ende të pagjetur.
Pos pasojave shumë të rënda në njerëz dhe ato materiale, Japonia tashti po ballafaqohet me një rrezik edhe më të madh, me rrezatimin radioaktiv nga centralet bërthamore të dëmtuara rëndë nga tërmeti.
Sipas shefit të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA), Yuki Amano, Japonia është duke zhvilluar betejën e madhe me kohën.
Reja radioaktive nga centrali Fukushima momentalisht po lëvizë në drejtim të Paqësorit.