Bullgaria mbështet integrimin e Shqipqrisë në NATO
Autori i Lajmit: Red.Presidenti Bamir Topi zhvilloi dje një takim me ministrin e Transporteve të Republikës së Bullgarisë, Petar Mutafçiev dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë. Presidenti shprehu interesimin e shtetit shqiptar për rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në shërbim të progresit dhe mirëqënies së dy popujve dhe vendeve tona. Topi nënvizoi nevojën e lehtësimit të regjimit të vizave sidomos për kategoritë e biznesit dhe drejtuesit e automjeteve transportuese, që do të sillte edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ministri Mutafçiev e siguroi Presidentin Topi, se lidhur me këtë çështje, do të angazhohet personalisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, po ashtu dhe në kompaninë ajrore bullgare për rritjen e numrit të fluturimeve me Shqipërinë. Ai siguroi më tej se si vend anëtar i NATO-s, Bullgaria është për politikën e dyerve të hapura dhe, në këtë drejtim, shteti bullgar do vazhdoje të mbështesë Shqipërinë, ashtu siç ka vepruar edhe në Samitin e Rigës.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007