LRI, padi penale për Ministrin e Arsimit Genc Pollo
Autori i Lajmit: Red.Lëvizja Rinore për Integrim filloi dje një fushatë sensibilizuese në të gjithë Shqipërinë kundër abuzimeve që janë bërë gjatë aplikimit të Maturës Shtetërore. Drejtuesit e LRI-së duke mbështetur mijëra të rinjë që janë përjashtuar arbitrarisht nga e drejta për t u arsimuar, kanë denoncuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për abuzimet e bëra gjatë aplikimit të Maturës Shtetërore. Sipas nënkryetarit të LRI-së Ardit Çela, aplikimi i Maturës Shteterore edhe këtë vit ka sjellë kaos në procesin e pranimeve të maturantëve në Universitetet Publike shqiptare. Duke bërë të ditur nismën e ndërmarr nga të rinjtë e LRI, Çela ka theksuar se, LRI do të bëjë një peticion kundër skemës abuzive të Maturës Shtetërore, dhe për shkeljet e konstatuar do të depozitohet një padi penale për Ministrin e Arsimit Genc Pollo. “LRI është duke mbledhur fakte për të hapur një process gjyqësor si dhe për të depozituar një padi penale për manipulimet me pikët e Maturës Shtetërore”, - u shpreh ai. Duke mbledhur firmat e të rinjve për hartimin e një peticioni që do i dërgohet të gjithave institucioneve shtetërore në vend, drejtuesit e LRI-së kërkuan largimin e ministrit Pollo për të gjitha prapaskenat të bërë me aplikimin e Maturës Shtetërore.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007