E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “E majta do të jetë më konkurruese se më parë”

Autori i Lajmit: Red,Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pohon se e majta shqiptare shumë shpejt do të jetë më konkurruese se më parë. Gjatë një interviste dhënë për radion BBC në Londër, Meta ka deklaruar se të gjitha forcat e opozitës, duhet të përqendrohen drejt së ardhmes, drejt sfidave të reja që ofron koha dhe duhet të shkëputen nga nostalgjitë që vetëm marrin kohën e çmuar për të ndërtuar një alternativë vërtetë konkurruese. Siaps tij konkurimi duhet jo thjesht kundër qeverisë aktuale të Sali Berishës, por duke pasur në konsideratë edhe sfidat me të cilat përballet sot vendi, përsa i takon integrimit europian por edhe globalizimit. Lidhur me raportët më të fundit në luftën kundër korrupsionit, kreu i LSI-së pohoi se qeverisja aktuale nuk ka rezultate vërtetë të prekshme në drejtim të luftës kundër korrupsionit. “Lufta kundër korrupsionit, matet me luftën kundër varfërisë, me atë se çfarë fitojnë qytetarët shqiptarë dhe a shtohen të ardhurat në xhepat e tyre si rezultat i kësaj lufte që pretendohet nga qeveria , - ka pohuar Meta.
Deklarata
I pyetur për kontraditat e së majtës shqiptare, kreu i LSI-së wshtw shprehur se ajo është në një moment të ri historik i cili përfshin ristrukturimit të saj, në mënyrë që të jetë më kompetitive në sfidat e ardhshme elektorale. Duke e krahasuar me të majtën e viteve 90, ai tha se atëherë e majta kishte një unitet disi të imponuar ndërsa pas një periudhe të gjatë qeverisjeje, e majta ka pësuar shumë ndryshime. Sipas tij përveç disa arritjeve shumë të rëndësishme pas periudhës së 97 për stabilizimin e vendit, të institucioneve, të situatës makro-ekonomike dhe të disa reformave të rëndësishme, pa dyshim shfaqi edhe dobësi të theksuara të cilat sollën jo vetëm humbjen e zgjedhjeve në vitin 2005. “Por për fat të keq sollën edhe ndarje dhe një moment të ri ku personalisht shpresoj të kthehet në një avantazh për të majtën, duke u shkëputur nga ato mendësi abuzuese që u vunë re, nga ato humbje të lidhjeve me qytetarët, me anëtarësinë dhe realitetin. Unë besoj se në një kohë të afërt e majta do të jetë shumë më kompetitive se më parë”, - tha ai. Meta ka pohuar se nuk ekziston ndonjë marrëdhënie e vështirë, ndërmjet drejtuesve të forcave politike të opozitës. “Mendoj se edhe rezultati i zgjedhjeve të 18 Shkurtit, ku në disa qytete kryesore të vendit, ku zgjedhjet kishin dhe më shumë karakter politik, tregoi për një sukses të këtij bashkëpunimi. Duket se ka ende disa probleme, më shumë brenda Partisë Socialiste, të cilat nxiten më shumë nga ish-kryetari i saj Nano”, - tha ai. Lidhur me çëshjen e presidentit dhe ofertave të Berishës ai tha se këto kanë qenë oferta joshëse sipas mendësisë të Kryeministrit sepse LSI nuk mbron thjesht interesat e saj të ngushta. Përsa i përket raportit të “TI” Meta theksoi se lufta kundër korrupsionit është më shumë një retorikë dhe një demagogji nga qeveria aktuale. Ai theksoi se më shumë ka veprime me karakter mediatik dhe spekulativ, ndërsa ende nuk shohim një luftë reale dhe frontale ndaj këtij fenomeni sikurse u premtua nga Berisha gjatë zgjedhjeve të 2005-ës. Meta më pas ka vlerësuar pjesëmarrjen e tij në konferencën e laburistëve. “Ishte një moment i rëndësishëm dhe historik për laburistët britanikë, pasi ishte hera e parë që Kryeministri Gordon Braun fliste si lider i kësaj partie pas një epoke 10- vjeçare të drejtimit të laburistëve nga Toni Bler. Padyshim ka qenë shumë interesante fjala e Gordon Braun, rreth prioriteteve të kësaj politike të re që do drejtojë Britaninë e Madhe”, - tha ai. Meta pohoi se gjatë këtyre takimeve, është diskutuar kryesisht rreth çështjes së Kosovës dhe rëndësisë së madhe që ka Plani i Ahtisarit.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›