Gjinushi: Reforma zgjedhore të fokusohet te sistemi elektoral
Autori i Lajmit: Red.Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kërkon që reforma zgjedhore të nisë nga përcaktimi i një sistemi të përshtatshëm zgjedhor dhe më pas mund të diskutohet për pragun elektoral. Duke tërhequr vëmendjen e komisionit të reformës zgjedhore për seriozitet në trajtimin e problematikës në tërësi, Gjinushi u shpreh se nëse reforma ka ngelur vetëm tek pragu elektoral është si ata që kanë ngelur te pragu i derës dhe nuk kanë kuptuar asnjë gjë nga demokracia. “Së pari duhet pranuar nëse duhet ndryshuar sistemi, pra Kushtetuta dhe më pas mund të diskutohet për pragun elektoral”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007