Fratimi :Çdo shtet të vendosë vetë kuaotat për emigrantët
Autori i Lajmit: M.P."Këshilli ministror dhe parlamenti ranë dakort që të përforcohet agjencia për mbrojtjen e kufijve, FRONTEX. Kjo agjenci kontrollon zonat e pambuluara përreth Maltës dhe ka arritur të shpëtojë 1500 refugjatë dhe të arrestojë 400 kontrabandistë. Brukseli synon në të ardhmen të vendosë kuota qendrore për emigrimin dhe të dobësojë kompetencat e shteteve anëtare.Franko Fratini: "Çdo shtet anëtar mund të vendosë në mënyrë të lirë se sa emigrantë dhe nga cila kategori ka nevojë. Vetëm një gjë nuk pranohet. Shtetet anëtare nuk mund të thonë ne nuk kemi nevojë për emigrantë dhe pastaj të tolerojnë punën në të zezë dhe emigracionin ilegal.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007