Milo: Partitë e vogla nuk janë dekor parlamentar
Autori i Lajmit: Red.Partitë e vogla nuk mund të shërbejnë thjesht si një dekor parlamentar në komisonin për reformën zgjedhore, përkundrazi, duhet të ketë transparencë dhe të përfshihen të gjithë aktorët politikë parlamentarë të interesuar për të pasur një reformë zgjedhore përfundimtare dhe të rregullt. Ky ishte komenti i kryetarit të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, një ditë pas braktisjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas tij dy partitë e mëdha tentuan t i rregullojnë gjërat pa filluar mirë nga puna. “Funksionon një mekanizëm tjetër jashtë komisionit parlamentar, që i rregullon punët në një mënyrë të tillë që uji të shkojë në mullirin e dy partive të mëdha, dhe ne të shërbejmë si një dekor parlamentar për të arritur piksynimet e reformës zgjedhore”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 28/09/2007