E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet britanike shpallin në kërkim Ilir Kumbaron

Ish-punonjësi i SHIK-ut, Ilir Kumbaro është shpallur në kërkim nga autoritetet britanike. Kumbaro akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995, ndërsa I është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar duke u paraqitur me emrin e rremë, Shaqa Shatri.

Një inspektor i policisë, në njësinë e ekstradimit, Pete Rance, tha se beson që Kumbaro ndodhet ende në Britaninë e Madhe, por mund të jetë larguar nga Londra ndërsa po fshihet nga miqtë e tij.Siç raporton BBC, policia metropolitane kërkon të gjejë 58-vjeçarin Ilir Nazmi Kumbaro, pasi ai nuk u paraqit në seancën dëgjimore të ekstradimit që ishte planifikuar javën e kaluar.

Policia ka lëshuar një apel për gjetjen e Kumbaros, ndërsa ka publikuar edhe një numër telefoni për këdo që ka informacione për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›