Si u zbulua varri masiv, dëshmia e Xhaferr Bregasit
Nje nga dëshmitarët të cilët ka ndjekur më nga afër gjetjen e skeleteve është edhe Xhaferr Bregasi. Në një intervistë për RTV "Ora News", roja i arkivës së Bashkisë së Tiranës tregon me detaje se si disa presona të afërm të atyre që janë ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës kanë mbërritur në këtë vend si i kanë gjetur skeletet dhe largimin e tyre nga ky vend.
Por ndër të tjera mësohet se vendi ku janë gjetur eshtrat e personave në kohën e komunizmet njihej si vend ku realizoheshin ekzekutime. Madje kohë më parë ky vend njihej si reparti 313.