Bulqiza pa zgjidhje minatoret refuzojne ACR

Situata përreth minierës së Bulqizës ka qenë e tensionuar gjatë ditës së sotme, por nuk është bërë e mundur arritja e ndonjë marrëveshjeje mes minatorëve dhe kompanisë ACR. Thuajse gjatë gjithë ditës, minatorët kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave është shtuar si e pangeciueshme, edhe pjesmarrja e kryetarit të sindikatës Kol Nikolla, në takimet me kompaninë austriake.
Ndërkohë drejtuesit e kompanisë të cilët kanë qëndruar pranë minierës, kanë kërkuar rinisjen e punës, duke garantuar plotësimin e kërkesave. Në një marrëveshje të propozuar prej tyre, gjatë paradites së sotme, përfaqësuesit e ACR-së kanë premtuar rritjen me 20 përqind të pagave, transparencë për investimet dhe përmirësim të kushteve të punës.
Por administratori kompanisë austriake, Giga Bedineishvili, ka akuzuar sërish kreun e konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla se kërkon të mbajë peng interesat e minatorëve për interesat e tij personale. Pas paraqitjes së kësaj marrëveshjeje, minatorët kanë refuzuar të firmosin, duke këmbëngulur se do të rinisin protestat, e ndoshta edhe grevën e urisë.