E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitoi populli Berisha pershendet renien e Gadaffit

Rënien e Tripolit dhe të regjimit tiranik 42-vjeçar të Gadaffit e përshendeti edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Kryeministri Berisha në një njoftim për mediat përshëndeti rënien e Tripolit, kryeqytetit të Libisë, nga sulmi i gjithanshëm i luftëtarëve të opozitës, duke shënuar kështu fundin e regjimit diktatorial.

Kryeministri Berisha e quajti një fitore të madhe të popullit libian çlirimin nga një regjim i tillë,  por gjithashtu tha se bëhet fjalë edhe për një fitore të madhe të koalicionit të lirisë.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se shqiptarët që kanë përjetuar për rreth gjysmë shekulli regjimin më barbar në Europën e pasluftës së Dytë Botërore të diktatorit gjakatar Enver Hoxhës, ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje të madhe që shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror. Edhe minsitria e jashtme e Kosovës përshëndeti rënien e regjimit të Gadaffit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›