E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret ne Lezhe digjen qindra hektare ne fundjave

Qindra hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në fundjavën që lamë pas në rrethin e Lezhës. Zjarri është përhapur në 4 vatra të mëdha zjarri Bërzanë të Komunës Zejmen dhe në Komunën Kallmet ku të dielën u përfshi nga flakët i gjithë mali Kallmet-Rraboshtë-Mërqi dhe deri në zonën e qytetit të Lezhës. Dhjetra shtëpi banimi, kisha e Kuvendit të Arbrit si edhe varrezat në Mërqi u kërcënuan seriozisht nga zjarret masive.

“Këto katër ditë kanë shënuar zjarre të cilat realisht kanë qenë intensive dhe jo me pak dëme sa i takon zonës pyjore. Zjarret kryesore që kanë rënë këto 3-4 ditë kanë qenë në komunën e Zejmenit, Bërzanës. Falë masave tona shumë të shpejta, u bë i mundur ndalimi i këtij zjarri”, tha Zef Frani, Drejtor i PMNZSH-së në Lezhë.

Sipas Franit, në të gjitha këto raste zjarrëvënia ka qënë e qëllimshme dhe grupi hetimor po heton rreth këtyre rastëve, për të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Është absolutisht i qëllimshëm. Strukturat hetimore po punojnë”, theksoi ai.

Por tjetër vatër e fuqishme zjarri është shfaqur gjithashtu edhe në zonën turistike Rëra e Hedhur në Shëngjin, ku gjatë dy ditëve të dielën dhe të hënën është përqëndruar aksioni për të izoluar vatrat e zjarrit në zonën e plazhit, për të vijuar më pas me izolimin e tij. Po ashtu vatra zjarri janë shënuar edhe në malin e Kakarriqit, si edhe në Grykë Manati.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›