PS per votimin ne Shale Balla Berisha vazhdon vjedhjen

"Sali Berisha nuk heq dorë nga vjedhja e zgjedhjeve. Rasti më i fundit është ai i komunës Shalë, ku përballë frikës për humbjen e kandidatit të tij, Saliu ka urdhëruar Ristanin që t'i numërojë ai votat e kësaj komune në Komisionin Qëndror dhe Vjedhjeve.
Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shpjegim tjetër për këtë veprim, përveç përpjekjes së Saliut për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në këtë komunë. OSBE-ODIHR ka kërkuar shprehimisht riformatimin e KQZ-së së Ristanit e Saliut, çka do të thotë se ky institucion nuk ka më asnjë lloj legjitimiteti dhe besueshmërie institucionale. Ky institucion praktikisht ka pushuar së ekzistuari, tha Taulant Balla, deputet i PS-së.