Fier, zjarr në një dyqan, shkak shkëndija elektrike

Një dyqan është përfshirë paraditen e sotme nga flakët e zjarrit në qytetin e Fierit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrëfikses, të cilat edhe pse kanë bërë të mundur shuarjen e tij, dëmet në materiale janë të shumta.
Mësohet se nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale, dhe sipas pronarit dëmi kap shifrën 20 milionë lekë të vjetra. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.