Bulqize, bashkia krijon ndermarrje minerare

Bashkia e Bulqizes ka marre te drejten per shfrytezimin e mineralit te kromit qe ndodhet fare prane qytetit.
Ministria e Ekonomise ja ka dhene kete te drejte dhe bashkiaket jane duke ndertuar nje ndermarrje ku do punesohen shtresat ne nevoje ndersa te ardhurat do perdoren per investime ne qytet.
"Kjo zgjidh perfundimisht konfliktet e lindura dhe zgjidh punesimin e qytetarev te Bulqizes. Administrimi i ketyre stoqeve do te sjelle edhe shtimin e te ardhurave ne buxhetin e bashkise', u shpreh kryetari i bashkise, Roland Keta.
Bashkia e Bulqizes eshte nder me te varfrat ne vend. Papunesia eshte e larte edhe pse fare pak metra larg shtepive te ketij qyteti ndodhen minierat qe nxjerin miliona dollare fitime.