Banorët e Nivicës sërish sot në protestë
SARANDE- Vazhdon edhe sot protesta e banorëve të Nivicës, kur një ditë më parë me dhjetëra banorë të të gjitha moshave vendosën të bllokojnë rrugën nacionale Sarandë-Vlorë, për të mos lejuar mjetet e rënda të firmës „Riviera“ të kalojnë drejt Kakomes aty ku pritet të ndërtohet një fshat turistik. Pasi kanë kaluar natën jashtë nën dritën e zjarreve të ndezura, ashtu sic edhe thanë një ditë më parë, sot është mbledhur paria e fshatit për të disktuar bashkë me kreun e komunës mbi ankesat e banorëve që kanë pronat e tyre në vendin ku do të ndërtohet fshati turistik. Gryka e Prodanit, atje ku rruga nacionale Sarandë- Vlorë degëzon majtas për të hyrë në Kakome, ka vënë në një përballje të re banorët niviciotë dhe firmën që po tenton që prej vitit 2005 për të ngritur fshatin turistik në Kakome.
(s.g/BalkanWeb)