E Diel, 1 Nëntor 2026

Të përndjekurit politik, kryejnë rreth 18 mijë aplikime në Postë

Udhëzim mbi realizimin e shërbimit postar për dërgimin e dokumenteve të ish të dënuarve të regjimit komunist në Ministrinë e Drejtësisë.

Në zbatim të ligjit Nr. 9831 dt 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve të regjimit komunist”, Posta Shqiptare është përcaktuar si operatori publik postar për realizimin e shërbimit postar të dërgimit të dokumenteve të ish të dënuarve të regjimit komunist në Ministrinë e Drejtësisë. Kështu në nenin 19 dhe 21 të këtij ligji është përcaktuar dhe afati i paraqitjes së kërkesës dhe formulari përkatës. Shprehimisht në ligj është përcaktuar se, paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare SH.A, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes se lajmërimit nëpërmjet Postës për lajmërim-marrjen nga Ministria. Çdo kërkues i deklaron punonjësit të postes qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të dërgesës dhe numri i regjistrit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, një kopje për dërguesin, një kopje për posten dhe një për Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu në ligj është përcaktuar që shërbimi do të realizohet me tarifa të reduktuara të shërbimit postar, të miratuara nga Këshilli Ministrave, deri në aprovimin e tarifave të reduktuara, Ju do të aplikoni tarifat e shërbimit postar për letër të porositur me lajmërim marrje.

Për realizimin e plotë të këtij shërbimi nga punonjësit e postës shqiptare udhëzojmë si me poshtë vijon:

1. Shërbimi do të jetë shërbim i porositur me lajmërim marrje, sipas tarifave të përcaktuara më lart, pavarësisht nga pesha e objektit.

2.Për realizimin e këtij shërbimi do të mbahen regjistra të veçantë të pranimit të objekteve të porositura, duke u cilësuar shërbimi me Ministrinë e Drejtësisë.
Këto regjistra se bashku me fletën e çdo formulari që mbahet nga ana e postës, do të mbahen në ruajtje deri në përfundimin e afatit të pranimit të dokumenteve, dhe brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit 1 vjeçar të hyrjes në fuqi të ligjit, do të raportohet në Drejtorinë shërbimeve postare të Postës Shqiptare, mbi sasinë e objekteve të pranuara nga çdo filial.
Kjo e fundit brenda 10 ditëve nga afati 1 vjeçar i përfundimit të ligjit, do të dorëzojë në Këshillin e Ministrave të dhënë për numrin e dërgesave të kryera, një kopje e këtij informacioni i përcillet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kur pas plotësimit të afatit 1 vjeçar, nga hyrja në fuqi e ligjit, ka pretendime nga ish të dënuarit e regjimit komunist, se kanë dorëzuar dokumente, por ato nuk gjenden, kanë humbur etj, mjeti i vetëm provues, që shërben për pranimin e këtij pretendimi është formulari që ka në ruajtje Posta Shqiptare. Ministri i Drejtësisë urdhëron ripranimin e dokumenteve, edhe pas plotësimit të afatit 1 vjeçar.
Prandaj kopja e formularit “A” do te arshivohet dhe ruhet me përgjegjësi ne arshivën e dokumenteve të tjerë të shërbimit postar.
Formulari “A” do të plotësohet nga kërkuesi në tre kopje, dhe pasi të jetë plotësuar qarte dhe sakte sipas rubrikave, punonjësi i postes do te vendose numrin e objektit te porositur, emrin e Filialit, datën e pranimit, orën dhe emrin e punonjësit te postes, nënshkrimin e tij dhe të dërguesit, si dhe do të vuloset me vulën datare.
Një kopje e këtij formulari do të shoqërojë të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi dhe do të vendoset në zarf, për tu nisur në Ministrinë e Drejtësisë e shoqëruar me Lajmërim Marrje. Dy kopjet e tjera, një do t’i jepet dërguesit dhe një do të mbahet në ruajtje nga Posta. Kopja e parë shoqëron dokumentacionin për në Ministrinë e Drejtësisë, e dyta i jepet dërguesit dhe e treta mbetet në ruajtje të postës.
Përveç formularit “A” ne poste do te ketë edhe formularë te tjerë për tu plotësuar nga dërguesi, të cilët do t’i jepen nga posta atyre personave që nuk kanë këta formularë të detyrueshëm për të shoqëruar dokumentet e tjera ligjore të kërkuesit.
Bashkëngjitur do te keni një kopje te ligjit 9831, dt12.11.2007, i cili te punohet me punonjëset e pranimit, si dhe ky udhëzim, për të qenë të aftë në rast se do të kërkohen informacione nga klienti.
Për sa me sipër merrni masa për realizimin saktë dhe korrekt të këtij shërbimi. Për çdo sqarim të mëtejshëm mund të kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimit Postar në Tel 256903, 232163.

Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërblim financiar bazuar në ligjin nr. 9831, datë 12/11/2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, se aplikantët të cilët marrin njoftime për plotësim dokumentesh apo plotësim formularësh të vetëdeklarimit në përgjigjen e tyre duhet të përcaktojnë numrin e dosjes dhe datën e regjistrimit të saj. Ky element është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në përfshirjen e menjëhershme të dokumentacionit plotësues në dosjen përkatëse. Paraqitja e dokumentacionit plotësues pa nr. e dosjes e bën pothuajse të pamundur identifikimin e dosjes konkrete për shkak të numrit të madh të tyre që ndodhen për shqyrtim pranë Ministrisë së Drejtësisë. Aplikantët që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë (për shkak të adresës së gabuar apo shkaqe të tjera) do të
ndihmohen nga sektori i trajtimit të kërkesave të ish-të dënuarve politik, në Ministrinë e Drejtësisë.
Që prej fillimit të këtij viti në zbatimi të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar 936 kërkesa për dëmshpërblim. Nga këto është përgatitur relacioni për 11 kërkesa, të cilat kanë kaluar për shqyrtim në themel dhe janë gati për të kaluar për llogari të masës së dëmshpërblimit. Ndërsa 28 kërkesave iu është kthyer përgjigje negative sepse kërkesat janë bërë nga persona që nuk i takon e drejta sipas ligjit , pra janë jashtë rrethit familjar të përcaktuar nga ligji si dhe nga persona që nuk kanë marrë dënim të padrejtë për efekte të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Ministria e Drejtësisë i ka kthyer përgjigje për plotësim dokumentesh 380 kërkesave, të cilat ishin me mangësi në dokumente dhe për këtë shkak bazuar në nenin 24 të ligjit të
sipërpërmendur, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar plotësim të dokumentacioneve. Ndërkaq pjesa tjetër po kalon në një proces verifikim paraprak brenda afatit 10 ditor të vendosur nga ligji. Ministria e Drejtësisë njofton publikun e interesuar se do të ndjek me korrektësi të gjitha hallkat procedurale që ia kërkon ligji ““Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” si i vetmi mjet për të garantuar një proces të drejtë nga i cili do të përfitojnë vetëm ata persona dhe familjet e tyre që janë ish- të dënuar politikë të regjimit komunist.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›