Kuvendi shtyn seancën e sotme parlamentare
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë njoftoi dje se do të shtyhet seanca e sotme parlamentare për shkak se po vazhdohet puna “në komisionet e përhershme parlamentare dhe komisionin hetimor. Deputetët janë të angazhuar në zonat e tyre elektorale”,- thuhet në një njoftim të Kuvendit.
Po sipas këtij njoftimi “Axhenda e komisioneve të përhershme nuk ka përfunduar shqyrtimin e projektligjeve të caktuara”, ndërsa sqarohet se javën e ardhshme do të mblidhet edhe “konferenca e kryetareve për përcaktimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit”.
(m.a/BalkanWeb)