Bulqizë, firma ACR, kërkon bisedime me minatorët

Ndërsa një ditë më parë, minatorët kishin vendosur që ditën e hënë të zhvillojnë në Tiranë, një protestë para ambienteve të zyrës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, tashmë një opsion vjen nga firma ACR.
Reagimi vjen nga kjo firmë, e cila ka kërkuar takim me minatorët, nesër në Tiranë, ndersa minatoret e kundershtojne, duke kerkuar qe takimi te mbahet ne Bulqizë.
Minatorët e Bulqizës, prej ditësh po vazhdojnë protestat. Ata kërkojnë realizimin e kerkesave të cilat përfshijnë: kushte më të mira pune, rritje te pages me 20%, kryerjen e investimeve të premtuara, sidomos ne pusin kryesor, largimin e subjekteve te palicencuara nga territori i ACR-se, miratimi i statusit te minatorit dhe ulja e moshes së daljes në pension.