Zhdukja e Bleona Matës, rifillojnë kërkimet

Rifillojnë kërkimet në vijën kufitare me Kosovën, në zonën e Dragashit në Kosovë për Bleona Matën. Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se kërkimet do të vijojnë në një zonë të minuar, ndërsa ditën e hënë, nis çmontimi i zonës në Dragash. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policisë.
Bleona Mata, vajza e vogël që u zhduk në rrethana ende të paqarta në fshatin e thellë të Zapodit në Kukës, mori të gjithë vëmendjen e opinionit publik, por pa u konkretizuar thuajse asnjë fakt nga kompetentët e kërkimit dhe të zbulimit në vend.
Policia e Shtetit, nga data 22 maj, vijon të deklarojë se po punon për zbardhjen e asaj ngjarjeje, ndërsa ende, ajo rezulton e pagjetur.